Të mërkurën, moti i kthjellët por shumë i ftohtë mbizotëron të gjithë territorin shqiptar, por në Veri – Verilindje do të ketë edhe vranësira kalimtare e prezencë të mjegullës.
Pjesa e dytë e ditës mbetet me kthjellime dhe temperatura shumë të ulëta në gjithë Shqipërinë; kushte që vijojnë edhe gjatë orëve të natës.
Temperaturat e ajrit vijojnë me rënie gjatë orëve të para të ditës, ndërsa mbeten thuajse konstante në mesditë kur pritet që maksimumi territorial të ngjitet në 10 – 11°C.
Era do të fryjë kryesisht mesatare, me shpejtësi deri 32 km/h nga drejtimi Verilindor ndërsa në det dallgëzimi ngjitet në 3 ballë.
I gjithë vendi është zgjuar me temperature 0 gradë dhe me minus në zonat malore.





