Që prej të shtunës, Amerika, në pjesën më të madhe të saj, është pushtuar nga stuhi të acarta, me akullin e ngricën që ka pushtuar gjithçka në dhjetëra shtete.
Acari i rrezikshëm, sipas paralajmërimit të autoriteteve, ka prekur edhe fushatat politike, eventet sportive dhe udhëtimet.
Stuhia arktike ka lënë pa energji elektrike mijëra familje, sidomos në verilindje dhe veriperëndim të Paqësorit.
Shërbimi Kombëtar i Motit ka ndezur nivelin më të lartë të paralajmërimit, për 95 milionë njerëz, që të kujdesen për shëndetin, për ngrohjen në shtëpi, nën thirrjen edhe për të shmangur daljet e panevojshme.