Adama Traore ka treguar në këto dy sezone se është një nga më të mirët në Premier League sa i përket rolit të tij në fushë. Anësori falë shpejtësisë dhe forcës fizike që e karakterizon ia del të superojë kundërshtarin dhe për këtë shpeshherë ka rezultuar vendimtar për Uolverhempton.

Në këtë formë, edhe kombëtarja spanjolle vendosi ta grumbullonte 24-vjeçarin për dy ndeshjet e para në Ligën e Kombeve ndaj Gjermanisë dhe Ukrainës.

Por, ish-futbollisti i Barcelonës nuk mund të jetë i pranishëm për shkak se ka rezultuar pozitiv në testimin për COVID-19.“Furia e Kuqe”, vendosi që para se të niste grumbullimin të testonte çdo futbollist, e në fakt Traore nuk do të jetë i vetmi që do të mungojë për shkak të koronavirusit, pasi edhe Ojarzabal.

Ndërkohë, duket sikur fati nuk e lejon Traore të bashkohet me Spanjën, pasi edhe në vitin e kaluar, sulmuesi humbi grumbullimin për shkak të një dëmtimi.