Adele një nga këngëtaret më të rëndësishme të muzikës në ditët tona, u shfaq në spektaklin “X factor UK”, më e dobësuar dhe me një formë shumë më të mirë në skenë.
Pyetjes se çfarë po bën ajo për t’u dobësuar, ajo i është përgjigjur se ka hequr nga ushqimi i saj të vetmen gjë që mundej, çajin.
Sipas britanikes “The Sun”, ajo ka thënë: “Dikur pija 10 filaxhanë çaji në ditë, me nga dy sheqer. Tashmë nuk e bëj më dhe kam energji më shumë se kurrë.”
Këngëtarja, nënë e një djali 2-vjeçar, aktualisht ka ndërmarr turin botëror për promovimin e albumit “25”. E në këto kohë po përpiqet të jetë sa më në formë, për këtë ajo shkon edhe në palestër.
“Këtë e bëj jo për të qenë një masë zero ose gjëra të tilla, por për t’u ndjerë së më mirë”, shpjegon Adele.
Për fituesen e shumë çmimeve Gramy Aëards, vajtja në palestër nuk është dicka që e entuziazmon.
“Nuk jam nga ato që i bëjnë bisht, por nuk më pëlqen vajtja në palestër. Bëj ushtrimet e mia dhe nuk shihem para pasqyrës.”, tregon 27- vjeçarja.