26 tetor 2015 – Superylli i muzikës, Adele, duket se ka mbetur prapa me teknologjinë. Këngëtarja sapo ka lançuar klipin e saj më të ri. Edhe pse kanë kaluar vetëm tri ditë, kënga është pëlqyer dhe ka arritur një numër record shikimesh.

Veç të tjerave ajo që bie në sy në këtë klip është dhe përdorimi i një telefoni me kapak të tipit “Hello”.

Regjizori i saj, Dolan, shprehet se arsyeja e vërtetë është që asnjëherë s’ka pëlqyer t’i bëjë pjesë të filmimeve smartfonët ose makinat më të reja.

“Nëse do kishim një iPhone ose një makinë të re në klip, atëherë do të më krijohej ndjesia sikur jam duke bërë një gjë komerciale, jo art”.

/portali DurresLajm/