Që kur është singel dhe ka humbur 40 kilogramë Adele duket se pëlqehet shumë dhe jo vetëm nga meshkujt.
Dobësimi i yllit të muzikës ka tërhequr shumë brande të njohura, network dhe ndërmarrje që janë të gatshme të hedhur miliona vetëm për ta pasur imazh të firmës të tyre. Sipas asaj që raporton ‘The Sun’, trupi i yllit anglez nuk është në shitje.
Adele ka zgjedhur të mos marrë asnjë lekë për të ekspozuar format e saj, duke arritur deri në refuzimin e 52 milion dollarëve. Për të pasur formën fizike që ajo ka, Adele ka përdorur dietën Sirt, që bazohet në konsumimin e disa ushqimeve, mes të cilave çokollatës dhe verës së kuqe që stimulojnë metabolizmin.
Ekspertët pranojnë që bëhet fjalë për një dietë hipokalorike, për t’u ndjekur vetëm në një periudhë të limituar dhe që ka dhënë me shumë rezultat për këngëtaren.





