Sot është një ditë feste për divën shqiptare, Adelina Ismaili.

Kjo për faktin sepse sot këngëtarja e famshme feston ditëlindjen e saj të 38-të.

Në këtë ditë të veçantë për të, Adelinës nuk i munguan as urimet e shumta nga ata të cilët e kanë mbështetur gjithmonë dhe falë tyre ajo sot njihet si një ndër këngëtaret më të famshme.

Bëhet fjalë për fansat e saj, të cilët janë kujdesur të bëjnë një urim të veçantë për të.

Klubi i fansave të Adelinës i kanë uruar asaj ditëlindjen, duke i shkruar fjalët më të mira.

“???? URIME DITËLINDJEN ADELINA????

Disa njerëz lindin për të mos vdekur kurrë, e tillë je dhe ti DIVA jonë. Që kur ishe e vogël, u ngjite në majën e piramidës së muzikës shqipe, për të mbetur gjithmonë aty.

Nga një vogëlushe rebele, e cila do të bëhej zëri i fëmijëve shqiptarë, idhull i qindra të rinjve e deri sot një damë e vërtetë, që mbart mbi supet e saja mbi 30 vite karrierë.

Gjurmët e tua prej një luaneshe nuk zhduken kurrë, ti i dhe shpirt këngës, bëre atë që të tjerët as nuk guxonin ta ëndërronin, I dhurove art skenës- kjo skenë e cila do të të kërkojë gjithmonë!

Një performancë e jotja me një tekst të shkruara në tërësi nga pena juaj, dhanë gjithmonë mesazhe të qarta e të duhura.

Ti mbetesh gjithmonë revolucionarja jonë që nuk njohu kurrë frikën e “kundërshtuesve” të “mëdhenjë”, ti mbetesh gjithmonë fëmiju gjeni nga Kosova, që luftove për një ideal përmes armës tënde – këngës.

Artistja jonë, thesari ynë i çmuar, jemi falenderues Zotit që jetojmë në të njejtën kohë me ty!

Adelinë, urime ditëlindjen e madhja jonë, urojmë të festofsh gjithmonë pranë Valit e Uliksit?, pranë gjithë atyre që nuk të braktisën kurrë!

Urojmë të jetosh sa malet dhe të jesh përherë e lumtur! – Fat e suksese në jetë, s’ta merr kurrë askush nga dora atë që ke bërë deri tani në skenë, vetëm ti munde e guxove thyerjen e tabuve.

TE DUAM PAFUNDËSISHT!

“Shumë urime për ty

Shumë urime për ty

Shumë urime për ty Adelinaaaa

Shumë urime për ty Diva jonë!”

Nga klubi i fansave të Adelinës – #AdelinaFanClub”, ishte urimi nga fansat e Adelinës.

Ndryshe, për Adelinën kjo është ditëlindja më e veçantë pasi që feston së bashku me bashkëshortin dhe djalin.