Ajo është një nga këngëtaret më në zë të trevave shqipfolëse por prej kohësh është shkëputur nga jeta aktive e showbiz-it.

Adelina Ismaili sëbashku me bashkëshortin e saj Valin (njëkohësisht menaxher i saj) jetojnë në Zvicër larg mediave dhe thashethemeve.

Por sot në faqen e saj zyrtare në Facebook, Adelina ka postuar disa fotografi ku na tregon se si i kalon ajo këto ditë të ftohta dimri.