Adelina Ismaili prej katër muajsh shijon statusin e nënës, pasi solli në jetë djalin e saj Uliksin, të cilit i është përkushtuar plotësisht.

Në rrjetet sociale, këngëtarja kosovare është treguar gjithmonë e rezervuar përsa i përket publikimit të fotove me të birin, ndryshe nga bashkëshorti i saj Vali.

Ky i fundit ka postuar një fotografi të Adelinës me djalin, ku të dy mbajnë syze duke na prezantuar kështu me një Adelinë tjetër që ne e njohim shumë pak.