I ftuar në emisionin “Tetë a tetë me Adelinën”, të Adelina Ismailit, politikani shqiptar Behgjet Pacolli ka ndarë një detaj rreth karrierës së këngëtares. Ai ka treguar se në vitin 2002 i është kërkuar nga festivali italian që të përzgjidhte një këngëtare shqiptare për t’u ftuar në të.

Pacolli tha se ai menjëherë propozoi Adelinën, mirëpo nëna e saj e ndjerë, Mona e ka refuzuar menjëherë ftesën. Më tej, vetë Adelina sqaroi përse e ëma nuk kishte pranuar që ajo të performonte në festivalin më të madh italian.

“Ne në vitin 2002 Z.Pacolli, ndoshta edhe unë e kam me borxh një shpjegim publik – ka qenë kohë e pasluftës, ishin vetëm dy vite sa kishte mbaruar lufta. Përveç traumave të luftës kishin filluar edhe ato të pasluftës dhe reagonim [ishin nëna dhe ne tri vajzat] me një egërsi të pashoqe, kur afrohej dikush që na jepte një të mirë, që normalisht duhet me qenë e kundërta që ta pranosh të mirën, e ne tmerroheshim. Ka vazhduar kështu një kohë të gjatë”, është shprehur Ismaili.

Pas refuzimit të saj, ju dha shansi Elsa Lilës për të performuar në “Sanremo”  këngën Valeria.