Këngëtarja Adelina Ismaili, sot feston ditëlindjen e saj të 33-të. Në këtë ditë të veçantë, ajo ka pranuar mesazhe të shumta urimi në rrjetet sociale, përfshirë edhe faqen e saj, ku ka afro 300 mijë fansa.
Adelina Ismaili lindi me 14 Nëntor, 1979 në Prishtinë dhe është fëmja i parë i prindërve Rexhep dhe Mona Ismaili.
Ajo është prezente në skenën muzikore shqiptare që nga viti 1985, kur filloi karrierën si këngëtare për fëmijë.
Krahas së qënit akoma aktive në muzikën shqiptare, aktualisht ajo po punon në zhvillimin e karrierës ndërkombëtare.
Përveç sukseseve në muzikë, Adelina ka sprovuar veten edhe si aktore dhe moderatore.
Në vitin 1997, ajo është shpallur zyrtarisht "Miss Kosova". Po atë vit, në qershor i vjen ftesa që të përfaqësojë Shqipërinë (pasi Kosova nuk ishte shtet), në Miss Globe International si shqiptarja e parë që prezanton bukurinë shqiptare ndërkombëtare.