Hervin Çuli, pak ditë më parë u akuzua nga aktorja Olta Gixhari, se duke qenë me postin e drejtorit ka fovorizuar gruan e tij të jetë pjesë e aktrimeve në pjesën më të madhe të teatrove. E ftuar në emisionin e mëngjesit, “Ditë e Re”, bashkeshortja e Hervin Çulit iu kundërpërgjigj Oltës duke thënë se aktorja Gixhari i kishte cënuar vajzën, ndërkohë që Hervini e kishte futur në punë.

“Më thanë ça ka thënë Olta. Më ka prekur fakti që më ka prekur fëmijën. Nuk ka pse më prek vajzën. Hervin Çuli ka qenë njeriu që e ka futur në punë Olta Gixharin. Nuk është problemi im që unë  jam aktore dhe do punoj. Akuzat janë për shkak se do të mbroj veten”, ka deklaruar Adelina Muça.

Aktorja gjatë intervistës shtoi se për shkak të pozicionit drejtor të bashkëshortit asaj i janë hequr disa role. “Mua më hiqen rolet nga Teatri Kombëtar. Dhe për mua kjo nuk është e drejtë. Më hiqen rolet vetëm se kam bashkëshortin drejtor. Njerëz  si Olta ka plot. Kontrata duhet respektuar. Duhet të vish në punë. Duhet të bësh edhe role të vogla”, ka përfunduar Adelina Muça.