Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Tahiri do të bëhet nënë shumë shpejt, dhe gjithashtu ka menduar të rikthehet në muzikë.

Burime për Prive kanë treguar se ajo po punon për një projekt muzikor, që do ia dedikojë pikërisht djalit të saj.

Nuk dihet ende çfarë rryme do të jetë kënga, por pritet që shpejt të dalë në treg.

Ndërkohë ajo shijon martesën me milionerin maqedon, Serjozha Markov.