Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri është një ndër personazhet më të dashur për pulikun shqiptar.
Edhe pse kohët e fundit nuk ka qenë shumë aktive në projektet muzikore, ajo qëndron pranë fansave me publikimet që bën shpesh herë në rrjetet sociale nga jeta e përditshme.
Së fundmi ajo ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, ku i ka lënë ata të lirë të pyesin gjithça në lidhje me dukjen e saj.
Një ndjekëse e ka pyetur “a ke bërë ndërhyrje në trup ose fytyrë”.
“Asnjë ndërhyrje në trup dhe në fytyrë nuk kam bërë, përveç buzëve që kam fryrë. Ne shqiptarët jemi racë e bukur, kemi gjene shumë të bukura. Unë e kam mamin shumë të bukur” shkruan këngëtarja.
Ndërsa një tjetër e pyet nëse ka tërhequr vetullat ose sytë, ndërsa përgjigja e këngëtares është e prerë “Jo”.