Pak ditë më parë deputetja Rudina Hajdari lajmëroi aderimin te Nisma Thurje, një lëvizje politike e shndërruar në parti.
Por, a ka lidhje Nisma Thurje me Sorosin? Sipas deputetes ky është një konspiracion që ajo se ka kuptuar asnjëherë sepse as ajo dhe as ata që punojnë te Nisma Thurje nuk kanë asnjë lidhje me Sorosin.
“Nuk e kam kuptuar asnjëherë këtë konspiracion. Nuk kam asnjë lidhje jo vetëm unë, por edhe djemtë dhe vajzat që punojmë bashkë. Ne jemi duke ngritur financat tona, jemi duke krijuar platformat ku njerëzit mund të kontribuojnë”, u shpreh Hajdari në A2.
Më tej, Hajdari thekson se Nisma Thurje synon grupmoshën 18 deri në 40 vjeç, të cilët janë ata që qëndrojnë më larg politikës.
“Ne nuk synojmë militantët, të cilët partia i ka bërë të verbër dhe i ka përçarë. Ne synojmë atë elektorat, i cili së pari ka të bëjë me moshën 18-40 vjeç, pasi kjo grupmoshë voton më pak në Shqipëri. Nëse ne arrijmë të motivojmë këtë fashë të shoqërisë atëherë do t’ia dalim mbanë”.





