Alexis Vaiou, një shtetas grek në Gjermani, ku edhe ka nën zotërim një restorant, duket se është një tifoz i madh i kancelares në largim, Angela Merkel.

Ai ka porositur në Kinë një statujë me dyll të kancelares Merkel, e cila mendohet të ketë kushtuar rreth 10.000 mijë euro.

Vaiou, i cili jeton në Bremerhaven, thotë se është i kënaqur me qeverisjen e Merkel, veçanërisht gjatë pandemisë.

“Ne kurrë nuk do të kemi një kancelare si ajo”, është shprehur ai për rrjetin gjerman Butenunbinnen.

Kështu ai vendosi që në momentin që Angela Merkel do tërhiqej nga skena politike do gjente një mënyrë për ta pasur kujtim, vetëm se duhet të presë konfirmimin e plotë të zyrës së kancelares për ta vënë para restorantit të tij statujën.