Gazetari dhe moderatori shqiptar Adi Krasta ka reaguar pas deklaratave të fundit të ambasadores së SHBA-së Yuri Kim në lidhje me ish-kryeministrin Sali Berisha si dhe me përfshirjen e saj më shumë seç duhet në punët e brëndshme të një shteti sovran si Shqipëria.

Moderatori e cilëson Yuri Kim si një diplomate të dobët dhe shton se zhvlerësimi i ambasadorëve të huaj në vendin tonë është i pandalshëm.

 “Madame AmbassAdor-Jeni një diplomate e dobët!

Zhvlerësimi i ambasadorëve të huaj në Shqipëri është i pandalshëm. Për herë të parë shqiptarët janë të pafajshëm”,- shkruan Krasta në “Twitter”.