Tiranë, 13 korrik 2014 – Nuk po i ecën që nuk po i ecën këto kohë Adi Krastës.Dashuria mes tij dhe televizionit Agon Channel duket se ka qenë shumë e shkurtër, ndryshe nga sa pritej. Burime të mirinformuara nga ky televizion bëjnë me dije se Krasta është në pikëpyetje për sezonin e ardhshëm. Hë për hë është rënë dakord për një përgjysmim rroge, nga 20 mijë euro në 10 mijë euro në muaj. Madje këtë e ka kërkuarvetë Krasta. Mësojmë se gjatë ditës së djeshme është çmontuar edhe studioja ku Krasta bënte emisionin e tij “A Show”.
Ai iku nga “Vizion plus” me shumë bujë për shkak të një kontrate “paturpësisht të parefuzueshme” siç vetë Krasta e ka quajtur. Kontrata e Krastës me “AgonChannel” përfundon në shtator dhe pritet që deri në këtë muaj ai të jetë pjesë e televizionit, por me gjysmë rroge. Raportet mes tij dhe pronarit italian nuk kanë qenë fort të mira gjatë gjithë sezonit për shkak të mosmbushjes së pritshmërive nga emisioni i Krastës. Por pas sherrit të famshëm me Ramën, duket se raporti ishte përmirësuar disi për shkak të “armikut të përbashkët”
/gazeta “Dita”/





