Në këtë ditë e shënuar për pavarësinë e Shqipërisë, gazetari i njohur, Adi Krasta ka marrë nënshtetësinë e shqiptarit të Kosovës.
Lajmin e bëri të ditur vetë ai, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Krasta ka publikuar një foto të pasaportës së tij nga Republika e Kosovës, të cilën e ka shoqëruar me një foto të flamurit të Shqipërisë dhe një zemër të kuqe.
Kujtojmë që rreth një vit më parë gazetari kishte shprehur dëshirën për t’u pajisur me pasaportën e Kosovës.
“Nuk di kujt t’ia kërkoj pasaportën e Kosovës, me shumë krenari do ta merrja bashkë me familjen,” tha ai në një intervistë në dhjetor të 2021.