Në modën e fundit të fanellave të ekipeve të futbollit kemi vënë re se shumë ekipe kanë “ngjallur” modën e vjetër. Fanella sipas stilit të viteve të kaluara, por me disa ngjyrime moderne. Shumë kombëtare kanë hedhur në treg fanellat që do të përdorin lojtarët e tyre gjatë “Rusi 2018”.

Ajo çka bie në sy menjëherë është fanella e vetë kombëtares së Rusisë. Adidas, firma që i prodhon ato, ka modeluar një kthim pas në kohë të fanellës Ruse.Jemi në vitin 1991. Rusia ishte ende pjesë e Bashkimit Sovjetik dhe Adidas duket si i ka qëndruar “besnik” kësaj pjese të historisë.

Në fanellat aktuale të Rusisë dallohet qartë gërmat e mëdha USSR, që përkojnë me ato të Bashkimit sovjetik. Rusia si shtet i vetëm e ka luajtur ndeshjen e parë në 1992. Adidas ndoshta duhet të korrigjojë vetveten shumë shpejt.