Nga Adisa Kaliqi
Universiteti Ndërkombëtar në Strugë luan një rol të rëndësishëm në krijimin dhe formimin e brezave të rinj, të cilët arrijnë të përshtaten me ndryshimet politike ekonomike dhe sociale.
Studimet ‘Bachelor’ i përfundova në Fakultetin Ekonomik në UNS, dega Marketing Menaxhment.
Studimet në UNS më kanë mundësuar që të përfitoj njohuri dhe eksperienca të reja nëpërmjet një sërë aktivitetesh që realizohen nga Universiteti si Ëorkshop-e, trajnime, angazhime vullnetare.
Programi Erasmus+ është një mundësi unike që iu ofrohet studentëve në UNS, duke krijuar kështu një CV të pasur duke studiuar në universitetet më prestigjioze të Europës.
Internships/praktika mësimore në institucione dhe biznese të ndryshme kanë qenë një shtysë e cila më ndihmoi dhe më orientoi që të njihem me tregun aktual të punës.
Në momentin që ju keni vendosur të studioni në Universitetin Ndërkombëtar në Strugë, duhet të jeni të bindur se e ardhmja juaj do të jetë e sigurt dhe e formuar në pikëpamjet akademike dhe profesionale!
Me sukseset e panumërta dhe ekperiencën unike që do të keni në UNS, ju i jepni vetes suaj një kornizë të qartë për të ardhmen duke investuar te dija dhe arsimimi i duhur!





