TIRANE, 4 qershor 2013 – Partia Socialiste depoziton në Prokurorinë e Tiranës një kallëzim penal për përdorimin e administratës dhe nxënësve në mitingje.

Padia është dorëzuar nga nënsekretari për çështjet zgjedhore në PS, Bledar Çuçi i cili sqaroi se kallëzimi është bërë ndaj disa drejtuesve të institucioneve që detyrojnë vartësit të marrin pjesë në fushatë elektorale.

Çuçi bëri gjithashtu me dije se kreu socialist Edi Rama i ka kërkuar organit të akuzës ngritjen e një task force për hetimin e këtyre rasteve. 

Ndërkaq vetë Rama ka falenderuar dy mësues nga Roskoveci të cilët kanë denoncuar drejtorin që i kërkonte të dilnin në mitingje.

Ai ka shkruar në Twitter se në 23 qershor do marrë fund robërimi i nëpunësve të shtetit dhe Rilindja do nisë nga çlirimi i mësuesve dhe i shkollave prej dhunës politike.