Rezervat e gjakut mbeten një nga problemet kryesore që shqetësojnë bluzat e bardha të spitalit të Durrësit. Nevoja gjithnjë e më e madhe e pacientëve për gjak dhe ulja e numrit të individëve, që dhurojnë gjak vullnetarisht ose e shesin atë, nxjerr si nevojë primare zhvillimin e fushatave të shpeshta sensibilizuese për ti bërë thirrje qytetarëve të drejtohen drejt bankave të gjakut. Kryqi i kuq Durrës, që gjithmonë ka qenë organizatori i ndërmarrjeve të tilla, ka nisur një fushatë sensibilizuese në të gjithë intitucionet e qytetit bregdetar për t’iu bërë apel punonjësve të administratës të dhurojnë vullnetarisht gjak. Pas drejtorisë së Ujësjellës-Kanalizimeve, drejtorisë së Tatim Taksave e Bashkisë së Durrësit, kësaj nisme iu bashkua edhe administrata e Autoritetit Portual Durrës. Agim Shehi, kryetari i degës së kryqit të kuq Durrës tha se dhurimi vullnetar i gjakut mbetet mjaft i rëndësishëm, për shkak të rezervave të ulëta që kanë spitalet. Sipas tij njerëzit duhet të ndërgjegjësohen të dhurojnë vullnetarisht gjak e jo ta bëjnë këtë gjë vetëm në rastet kur një i afërm i tyre është në gjendje kritike. Sipas tij të dhurosh gjak është si të dhurosh jetë, prandaj njerëzit duket ta shohin këtë si një detyrë fisnike në shërbim të personave që kanë nevojë për gjak. Ndërsa drejtori i portit të Durrësit, Eduart Ndreu tha se,- “dhurimi i gjakut nuk është thjesht një akt simbolik, por një akt, i cili sjell menjëherë të mira, për të gjithë ata që kanë nevojë për gjak, ndaj administrata e portit ka mbështetur dhe do të mbështesë përpjekjet e Kyqit të Kuq në këtë drejtim, me qëllim dhurimin vullnetar të gjakut për të ndihmuar ata që kanë nevojë të ngutshme për të”. Thirrjes për dhurim vullnetar të gjakut i janë përgjigjur mbi 120 punonjës të administratës së Autoritetit Portual Durrës. Kryqi i kuq shpreson se fushatës së ndërmarrë ditët e fundit do ti bashkohen edhe punonjësit e institucioneve të tjera të qytetit bregdetar por dhe njerëz të thjeshtë.
Administrata e portit dhuron gjak
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit