TIRANE– Nga mesdita e sotme pritet të nisë të tërhiqet paga e muajit dhjetor nga punonjësit e administratës publike. Rreth 90 mijë punonjës do të mund të tërheqin nga llogaritë e tyre bankare pagën e muajit të fundit të 2012-s.

Mes mazhorancës dhe opozitës pati debat me argumentet të ndryshme për këtë çështje, por fakti është se shumë familje kanë vuajtur mungesën e likuiditetit në një kohë kur duhet të merrnin shpërblime dhe jo më të kishin edhe mungesën e pagës që u takon.

Vetëm dy ditë më parë Ministria e Financave ka marrë një borxh prej 27.4 miliardë lekë me anë të shitjeve të bonove të thesarit tek bankat e nivelit të dytë dhe qytetarët.