Tiranë, 15 qershor 2014 – Administrata shtetërore pritet që gjithë muajin gusht të punojë me orar të reduktuar. Gazeta “Shqiptarja.com” shkruan se po përgatitet projekti për t’u miratuar në qeveri, sipas të cilit, orari i punës për nëpunësit do të jetë nga ora 08.00 e mëngjesit deri në orën 13.00.
Ndërkohë që dita e shtunë, që është ditë pushimi, do të jetë ditë pune vetëm gjatë muajit gusht dhe do të ketë të njëjtin orar si ditët e tjera të javës.
Mësohet se shkak për ndryshimin e përkohshëm të orarit të punës për nëpunësit e administratës së shtetit është fakti se ai është muaji më i rënduar për sa i përket temperaturave të larta në vend.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





