Administrator i një firme në Kavajë ka denoncuar në polici se janë larguar nga vendi i punës, shtetasit e huaj E. A., S. A., E. A., A. M., P. F., P. N. dhe I. N.

“Në Komisariatin e Policisë Kavajë ka kallëzuar shtetasi A. D., 53 vjeç, administrator i një firme, se janë larguar nga vendi i punës, shtetasit E. A., S. A., E. A., A. M., P. F., P. N. dhe I. N. Po punohet për gjetjen e tyre.”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.