Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar ka nisur hetimin ndaj administratores së një shoqërie private në Durrës.

Shtetasja L.M., vjeç 35, me banim në Tiranë, akuzohet se ka marrë një shumë lekësh të firmës ku punon, dhe i ka përdorur për nevojat e saj.

Denoncimin në polici e kanë bërë anëtarët e bordit drejtues, sipas të cilëve, administratorja 35-vjeçare ka shpërdoruar detyrën në shoqëri. Ajo i ka tërhequr paratë pa miratimin e tyre dhe i ka shpenzuar për llogari të veta.

Ndërkohë, ka nisur hetimi në gjendje të lirë dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.