Ai mendoi se gjithçka ishte harruar. Një 29-vjeçar shqiptar akuzohet për një vjedhje në zonën e Trentos.
Karabinierët kanë arritur të identifikojnë të riun shqiptar me anë të analizës së AND-së duke e akuzuar se është personi përgjegjës për një vjedhje të kryer në një shtëpi, më shumë se një vit më parë.
Hetuesit vunë re praninë e disa njollave të gjakut pranë dritares nga ku hajdutët kishin arritur të hynin në një apartament në katin e parë të një pallati në Via Tullio Odorizzi, nga i cili ishin vjedhur disa xhevahire të familjes së pronarëve.
ADN-ja e nxjerrë nga pikat e gjakut korrespondonte me atë të 29-vjeçarit. Sipas medieve italiane, shqiptari është me precedentë të mëparshëm penalë. Autori i dyshuar po hetohet në gjendje të lirë për veprën penale të vjedhjes në banesë.





