Angli, 31 mars 2014 – Futbollisti shqiptaro-belg, Adnan Jonuzaj, ndonëse vetëm 19 vjeç është shquar si lojtar i rëndësishëm i skuadrës së mirënjohur angleze  Mancester Junajtid. Jonuzaj ka rënë në sy jo vetëm si futbollist i talentuar, por edhe si hamshor i klasit të parë.

Gazeta më e shitur britanike, tip tabloid, “The Sun” në një artikull të saj ka zbuluar dhe hobin e ri të Jonuzajt, femrat. Claire McMullan, një skoceze 28 vjeçare (9 vjet më e madhe se Jonuzaj), nënë me fëmijë shprehet për gazetën se ka pasur biseda erotike online me Jonuzajn. Ajo duke përdorur uebkamerën është zhveshur para Adnanit. Ajo shprehet se “Adnanit i pëlqeu shumë dhe se ai dinte se si të më bënte komplimenta”.

Te ekipi i Mancester Junajtid nuk është vetëm Jonuzaj, që ka pasur seancë erotike online me Claire-n. Dy lojtarë të tjerë Kagawa dhe Jonstone po ashtu kanë bërë seancë seksi virtual me të. Jonstone madje i ka propozuar Claire-it të organizojnë edhe seancë erotike treshe online.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/