23 prill 2014 – Mesfushori i Manchester United, Adnan Januzaj, ka zgjedhur Belgjikën si kombëtaren e tij, sipas trajnerit, Marc Wilmots.
“Kam marrë konfirmimin zyrtar se Adnan Januzaj do të jetë në dispozicion të ekipit kombëtar për vazhdimin e karrierës së tij”– është shprehur në Twitter, trajneri Wilmots.
Tifozët Kuq e Zi, por edhe personalitete te fushave te ndryshme u përfshinë pak kohë më parë në një fushatë sensibilizuese për të nxitur talentin shqiptar që të zgjidhte përfaqësuesen e Shqipërisë. Fushata “Adnan thuaj PO Shqipërisë” arriti të mblidhte mijëra thirrje nga shqiptarët e të gjithë botës.
Januzaj do të ketë mundësi tashmë që të luajë në Kupën e Botës, Brazil 2014, pak javë më vonë, duke prezantuar ngjyrat e Belgjikës.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





