Në Afrikën e Jugut, 16 adoleshente që kanë ruajtur virgjërinë gjatë shkollës së mesme janë shpërblyer me bursa.
Kryetari i një komune ka provuar diçka të re duke ofruar bursa për vajzat që kanë ruajtur virgjërinë. Kjo iniciativë ishte për të ndaluar shtatzëninë e adoleshenteve dhe që vajzat të ishin të fokusuara te shkolla.
Sipas mediave të huaja, rreth 6 % e adoleshenteve në Afrikën e Jugut kanë mbetur shtatzënë në vitin 2013. Për këtë arsye, vajzat që kishin aplikuar për bursë shkollore është dashur të vërtetojnë se kanë ruajtur virgjërinë përmes një testi.