Komisariati i Policisë Durrës ka referuar materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. Ç., 16 vjeç dhe R. T., 17 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin O. H., 52 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.