Një ditë më parë, një 17 vjeçar nga qyteti i Durrësit, banor i lagjes nr.15 është rrëzuar nga krevati dhë është dëmtuar pas kokës.

Policia që ka mbledhur provat në vendngjarje ka nisur një hetim për të zbardhur rrethanat e rrëzimit, nëse ky ka qenë aksidental apo jo.

Mësohet se adoleshenti J.M. është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.