Një plagosje ka ndodhur sot në Tropojë.
Rreth orës 08:40, adoleshenti me iniciale F. S., 18 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin A. M., rreth 45 vjeç, i cili është dërguar për mjekim në spitalin e Gjakovës.
Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle për kapjen e autorit, i cili nga pamundësia për t’u larguar, është vetëdorëzuar.