29 qershor 2015 – Loja e dy kushërinjve të mitur nga Kavaja është kthyer në një tragjedi për ta.
Sipas policisë, 17-vjeçari Z.Sh., nga pakujdesia ka qëlluar me armë gjahu kushëririn e tij të vogël, 14-vjeçarin Sh.Sh. në pyllin e fshatit Gjocaj.
Fatkeqësisht, i mituri u qëllua në kokë dhe ka ndërruar jetë menjëherë.
Pasi i mori jetën kushëririt pa dashje, 17-vjeçari ka tentuar të fshihet në pyll nga trauma që përjetoi, por forcat e policisë e ndaluan duke i vënë dhe prangat të riut.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/