Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Peqin. I plagosur ka mbetur adoleshenti me inicialet G.B. Nga të dhënat e para mësohet se adoleshenti është vetëplagosur me pistoletë.

15-vjeçari jetonte i vetëm në shtëpi, pasi prindërit i ka aktualisht në Greqi.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Bicaj, Peqin, në banesën e tij shtetasi G.B., rreth 15 vjeç, nga pakujdesia është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, i cili është transportuar menjeherë në Spitalin Rajonal Elbasan, dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e ngjarjes.