Fakti që ka qenë më i vogël në moshë duket se nuk e ka penguar një adoleshent 16-vjeçar të rrahë një 20-vjeçar.

Dy të rinjtë nga Durrësi janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta, në lagjen nr.3 të qytetit bregdetar, një ditë më parë.

Sipas policisë, që ka dokumentuar ngjarjen, konflikti është shkaktuar për motive të dobëta.

Mësohet se 16-vjeçari E.H. e ka goditur të riun R.B. me sende të forta dhe grushte duke i shkaktuar lëndime në trup.

16-vjeçari po ndiqet penalisht për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.