Një adoleshent është arrestuar në flagrancë në oborrin e një shkolle në Shkodër ku kishte shkuar me pistoletë.
Policia tha se në pranga ka përfunduar 15-vjeçari R.N, nxënës i klasës së 10-të të një shkolle në Shkodër.
Arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë me një armë zjarri, tip pistoletë, e markës “ZASTAVA”, pa fishekë.
Adoleshenti akuzohet për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.





