Aurelio Hasaj është 16-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në një aksident tragjik pasditen e sotme në Itali.
Së bashku me një vajzë, bashkëmoshatare, shqiptari, udhëtonte me një skuter. Për fat të keq, motori u përplas me një shtyllë, ndërsa 16-vjeçari u përplas në mënyrë fatale në asfalt.
Siç raportojnë mediat lokale, aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00, në komunën italiane Milazzo, në Messina.
Adoleshenti shqiptar u transportua me urgjencë në spital dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në kokë.
Megjithatë, mjekët konfirmuan se nuk mundën ta mbanin në jetë të riun. Aurelio Hasaj vdiq gjatë operacionit.
Ndërsa vajza, P.G., ka marrë lëndime jo të rënda në hundë dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Tragjedia e familjes së Aurelion thellohet edhe më tepër, sepse përveçse e humbi djalin në një moshë shumë të re, ai u nda në mënyrë tragjike nga jeta pikërisht ditën e lindjes.
Ndërsa familjarët ishin të lumtur t’i festonin ditëlindjen, ata mësuan lajmin tragjik të vdekjes së tij.
M.B.





