03 janar 2015 – Siç paralajmëroi më pare, agjencia e lajmeve “Dyrrah” për mundësinë e viktimave shqiptare në tragetin në flakë, tashmë fatkeqësisht kemi një konfirmim nga pala italiane.
Ndërmjet 11 trupave të viktimave gjendet edhe një adoleshent shqiptar, 15 vjecar, i cili ka hipur në traget në Igumenicë, me anë të sistemit “over-booking” aq të përdorur nga agjencitë detare greke jashtëzakonisht tahmaqare për të bërë para në kurriz të pasagjerëve. Adoleshenti shqiptar është imbarkuar në traget duke përdorur Aus-Vajs (leje qëndrimi, dokument identifikimi) gjerman.
Emri i shkruar me gabime nga agjenti detar grek, që ka bërë imbarkimin është Racha Charif d.m.th. Sherif Rasha. Besohet se në nivelin 3 të tragetit ( në garazh) duhet të ketë edhe viktima të tjera shqiptare, të djegur të gjallë apo të mbytur nga tymrat toksikë të prodhuar nga djegia e materialeve plastike dhe e vajit të ullirit të ngarkuar në kamionët në bordin e tragetit “Norman Atlantic”.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





