Një adoleshent nga Durrësi i moshës 15 vjeç po hetohet në gjendje të lirë, pasi akuzohet se ka vjedhur me thyerje një kioskë në qytet.

Ngjarja ka ndodhur ditën e mërkurë në lagjen nr. 11, ku është vjedhur me thyerje kioska e shtetases P.M., 62 vjeçe, banuese në Durrës.

Policia bën me dije se ka nisur procedimin ndaj shtetasit E.Xh., vjeç 15, banues në Durrës.

Ai ka arritur të marrë 31 paketa cigare të ndryshme, të cilat u bllokuan me cilësinë e provës materiale.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.