Në videon e mëposhtme shfaqet një 15-vjeçare mjaft kurajoze e cila i vjen në ndihmë një peshkaqeni që ishte bllokuar mes shkëmbinjve.

Protagoniste e këtij episodi është adoleshentja Ali Twachtman dhe videoja është regjistruar në bregdetin e Block Island në Shtetet e Bashkuara.

Vajza kurajoze shikon peshkaqenin e vogël që ishte mes shkëmbinjve dhe jo vetëm që nuk trembet, por tregon dashurinë për kafshët.

Ajo afrohet, e merr në krahë peshkaqenin dhe e largon nga shkëmbinjtë.

Pasi sigurohet se peshkaqeni rikthehet në ujë, ajo largohet.