“Mamaja ime ka qenë rrobaqepëse dhe që e vogël jam rritur e rrethuar nga copat, fijet e peri e makinat. Nëse ju të gjithë jeni zgjuar nga gjeli apo nga emisionet e mëngjesit unë jam zgjuar nga zhurmat e makinave dhe që atëherë më ka hyrë në zemër”, tregon Anxhela Daçi për emisionin Trending.
Ajo është 18 vjeçe dhe studion për stiliste. Puna e nënës së saj e lidhi përjetësisht me këtë fushë. Si shumë vajza të tjera “klientet” e para ka pasur kukullat, ndërsa tashmë frymëzohet nga moda ndërkombëtare.
“Që e vogël kam nisur me stilimin për kukullat e kam bërë deri në klasë të nëntë, mund ta kem tepruar pak, por le të themi që kam stiluar për kukullat, nuk kam luajtur me to. Frymëzimi më i madh janë rrjetet sociale. Ndjek shumë stilistë me famë botërore, të huaj e shqiptarë. Të huajt më pëlqejnë për guximin, rrezikojën shuëm dhe kjo më nxit imagjinatën që të bëj diçka ndryshe”, thotë adoleshentja nga Durrësi.
Anxhela ka një ëndërr…
“Siç e thashë në fillim, mamaja ime ka qenë rrobaqepëse dhe për shkak të mundësive të atëhershme, jo katër fëmijë, jo kohë, e pati të pamundur që ta vazhdonte dhe vendosi ta ndërpriste. Jam nisur që në fillim me dëshirën për ta nisur aty ku e la mami, po për ta vazhduar edhe më tej, jo vetëm brenda Shqipërisë por edhe jashtë. Jo vetëm me një atelie të vogël, ëndrrat janë shumë të mëdha”.





