Një 16-vjeçare nga Durrësi ka tentuar vetëvrasjen me paracetamol, një ditë më parë.
Medikamentin në fjalë, 16-vjeçarja A.S. e ka konsumuar në ambientet e shtëpisë, ku dhe është gjetur nga familjarët në gjendje të rëndë.
Mësohet se adoleshentja ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Policia po heton mbi ngjarjen, për të zbuluar shkaqet që e shtynë vajzën e re të ndërmerrte aktin ekstrem.





