Një adoleshente nga Ishmi ka vendosur t’i japë fund jetës dhe për këtë ka pirë medikamente me shumicë, por fatmirësisht ka mundur të shpëtojë.
Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në banesën e 17-vjeçares A.C. në Ishëm, ndërsa policia e Durrësit njofton sot se vajza ndodhet në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.
Arsyet se përse adoleshentja ndërmori këtë akt të rëndë, mbeten ende të paqarta.





