Një adoleshente 17 vjeçe nga Marinza e Fierit, prej një muaji është larguar nga shtëpia dhe familja ka denoncuar në polici zhdukjen e saj.
Babai i saj, Gramoz Rrethi, thotë se prej datës 23 maj, e bija ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Gjatë një muaji ajo ka mbajtur kontakte telefonike me ta duke u thënë që që ndodhej në Kosovë me të dashurin, por hera e fundit që ata kanë komunikuar ka qenë para 5 ditësh.
Humbja e kontakteve ka alarmuar familjarët, të cilët kanë bërë denoncim në policinë e Reskovecit.
Babai apelon instancat shqiptare që të vihen në lëvizje për gjetjen e vajzës, pasi deri më tani, ai thotë se nuk ka asnjë informacion nga policia.





