RUSI, 2 nëntor 2013  Një adoleshente ruse 18 vjeç ka shitur virgjërinë e saj për më pak se 30 mijë dollarë. Emri i 18-vjeçares nuk bëhet i ditur, por njihet me nofkën Shatuniha.

Ajo i kishte bërë reklamë vetes së saj në internet, e cila shkruante për gjendjen e saj si “I ri, i papërdorur”. Ajo propozoi të takohej me burrin që bleu virgjërinë e saj në një hotel dhe dëshironte të paguhej përpara se të flinin bashkë.

Policia ruse tha se nuk do të hapet asnjë hetim pasi ajo dhe blerësi nuk kishin thyer ndonjë ligj. “Kam nevojë urgjente për para, kështu që po shes gjënë time më të çmuar që unë kam. Jam gati të takohem sa më shpejt dhe të verifikohet virgjëria ime me një dokument që konfirmon virgjërinë.

Paratë duhet të jenë vetëm cash”, tha 18-vjeçarja në ankandin e zhvilluar.  Ankandi zgjati vetëm një ditë dhe nuk jepen shumë detajet rreth blerësit.

Në prill të 2013, vajza 18-vjeçare tentoi të shiste virgjërinë e saj në një faqe tjetër në internet, por u shpreh se në atë periudhë ishte vetëm 17 vjeç, kurse tani është 18 vjeç.