Një adoleshente në lagjen “Liria” në Fier ka përjetuar një shok të rëndë mbrëmjen e djeshme.
Babai i saj, Fatmir C. 48 vjeç, pas sherrit me gruan, nënën e vajzës, pas rrahjes dhe kërcënimeve, ka tentuar ta vrasë me një kaçavidë.
Policia ka ndërhyrë në kohë duke shmangur ngjarjen fatale, që nuk do të ishte e para në këtë qytet për rastet e dhunës ndaj grave.
Fatmir C. u arrestua dhe do të gjykohet për dhunë në familje.





