Nxënësja e vitit të parë në gjimnazin privat “Yahya Kemal” Strugë, fituese e vendit të 12-të në rang botëror në olimpiadën për Gjuhë Angleze! Dea Kadriu ka rezultuar e 12-ta në olimpiadën ndërkombëtare të Gjuhës Angleze.

Nxënësja nga Struga ka korrur këtë sukses dhe është rreshtuar mes talenteve të pakta të qytetit që ka fituar një vend të tillë në konkurse ndërkombëtare.

Këto arritje gjithmonë dhe më shumë kanë bërë krenar qytetin e Strugës, që përfaqësohet nga nxënës me intelekt të lartë.