Një vajzë 18-vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Bardhaj në rrethin e Librazhdit, ku e reja ka tentuar vetëvrasjen duke pirë disa medikamente njëherësh.

Sipas informacioneve të policisë, e reja ka pirë 19 kokrra paracetamol, por fatmirësisht është nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 13.01.2018 në fshatin Bardhaj, në banesë shtetësia A.B, vjeç 18, ka pirë 19 kokrra paracetamol, për pasojë ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan për vlerësim”, thuhet në njoftimin e bluve.